Ekzibicionizti që e kemi parë të na tregojë organet gjenitale, kërkon të jetë rojtar publik i moralit

0
88

Ylli Rakipi, në një tryezë të organizuar për lirinë e medias, e ka quajtur projektligjin e propozuar nga Edi Rama, një atentat ndaj fjalës së lirë, një përpjekje që etika të kthehet në ligj, në mënyrë që kryeministri të shpëtojë nga ankthi që e ka zënë, duke i mbyllur gojën gazetarëve.

Projektligji parashikon krijimin e një Këshilli Etike, i cili do të vlerësojë artikujt dhe publikimet e mediave dhe do të vendosë gjoba deri në mbyllje, nëse nuk janë konform moralit publik.

Një njeri i shqetësuar shumë, ka rënë në një makth dhe i duhet një ligj për median. Përse i duhet këtij njeriu një ligj që thyen të gjithë rregullat? Një njeri që ka kohë që nuk e qeveris dot këtë vend, kërkon të bëjë një ligj për pushtetin e katërt. Është ankthi i këtij njeriu për të mos dëgjuar atë që media dhe gazetarët kanë për të thënë për këtë.

Thelbi i këtij ligji, është krijimi i një rojtari për të ruajtur moralin publik.

Ekzibicionizti që e kemi parë të na tregojë organet gjenitale, kërkon të jetë rojtar publik i moralit që do të përcaktojë ky dhe do të ngrejë një këshill etike.

Kemi jetuar 30 vjet në media. Kemi parë Berishën që bëri përpjekje, por nuk e bëri asnjëherë Berisha provën, që kodin e etikës ta kthente në ligj.

Përpjekja që etika të bëhet ligj, është monstruoze, nuk ndodh në asnjë vend të botës, nuk di që edhe Erdogan të bëjë këtë gjë. Nuk ka mundësi që vetërregullimi të bëhet ligj.

Jemi përballë atentatit që do të sjellë mbylljen e mediave.  Si të futësh në kushtetutë frazën, “shtypi nuk është i lirë”. Është për të klithur fort dhe për ta ndalur”, u shpreh Rakipi në tryezën e organizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here