Dhunohet dhe një femër. Paralajmërojnë studentët: Do ta paguani shtrejntë…

0
113

Dhuna-studenti-kapet-prejfuti

Protesta e studentëve ka degjeneruar në dhunë, pasi një policie mësohet të ketë qëlluar një student.

“Panorama” mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Fakulteti Ekonomik, aty ku janë mbledhur një grup studentësh që duan të ngujohen në godinë në shenjë revolte.

Por kjo gjë nuk është lejuar nga policia dhe gjatë debatit “një polic ka qëlluar një student, duke e plagosur lehtë” thonë dëshmitarë në vendngjarje.

Po ashtu forca të shumta polcie kanë qenë në ambientin e jashtëm të Fakultetit të Ekonomisë. Nga një video e publikuar në mediat sociale shihet se janë 8 patrulla police të parkuara në rrugën afër godinës së fukultetit.

Studentët deklarojnë se po dhunohen dhe po nxirren me forcë nga Policia. “Po na dhunojnë, po na nxjerrin me forcë nga fakulteti”, thanë studentët.

“Kush je ti që shtyn, kush je të që qëllon një femër more”, dëgjohet të thonë në video një vajzë studente.

studenti

Ç’ndodhi pas mesnate te Juridiku, studentët: Mos prekni me dorë, kush ju urdhëron? (VIDEO)

Situate e tensionuar pas mesnate ne ambientet e Fakulteit te Drejtesise, ku studentet ishin te ngujuar brenda salles.

1

Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë naten, duke levizur bankat qe kishin bllokuar hyrjen. Por kane reaguar menjehere studentet duke kerkuar ndihme.

“Mos i prekni bankat, mos prekni me dore studentet, mos guxoni te prekni vajzat”- degjohen britma te studenteve te ngujuar.

Studentet kane kerkuar solidarizim nga moshataret e tyre ne qendrese, deri ne plotesimin e kerkesave.

Nderkohe qe ish kryeminisrti Berisha ka publikuar te njejten nje video me pamjet e asaj qe ndodhi te Juridiku.

“Rama urdheron terroriste te narkopolicise te veshur me uniforma te policise private te nderhyne me force dhe dhune pas mesnate kunder studenteve te ngujuar te fakultetit juridik. Krim i shemtuar. sb”- shkruan ai.

Panorama.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here