Standard.al

Buzhala ironizon Ramën: Kam moshë të pjekur, 43 vjeçar, i bukur, i sjellshëm, me tituj shkencor

0

Gazetari i njohur nga Kosova, njëherësh administrator i “Gazeta Express” dhe televizioni “T7”, Berat Buzhala, ka reaguar pmbi debatin për emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm për Shqipërinë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Buzhala ka ironizuar Ramën, ku shkruan se nëse ka mbetur aq keq Shqipëria për ministër të Punëve të Jashtme mund të emëroj atë.

Postimi i plotë

Nese mbetet keq nana Shqiperi per minister te Puneve te Jashtme, perkohesisht munden me llogarite ne sherbimet e mia – deri ta gjejne dikend tjeter

I plotesoj keto kushte:

– E kam emrin Berat (Kete emer nuk ma ka lane as baba e as nana, kur kam lind kam kerku personalisht me e pase emrin Berat);

– Kam moshe te pjekur, 43 vjecar, i bukur, i sjellshem, me tituj shkencor (Edhe pse se paku njehere ne dite dikush prej te afermeve te mi me thote pse po sillesh si femije.)

– Lexoj (Cdo mbramje ka 15 faqe me font 14’sh, nese libri eshte i ilustruar atehere ndodhe qe i lexoj edhe 20 ose 25 faqe)

– E njoh Batonin (Raportet here jane te mira e here jo shume te mira.)

– Kam shtetesi shqiptare (Nuk po ju tregoj kush ma ka dhane, le te mbetet befasi.)

– E du ushqimin e detit (Me kusht qe ha edhe pak pasul ma vone.)

– Di me fole si te Shqiperise (Me veshtiresi)

(M.Q/Faxweb.al)

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.