Standard.al

Ndryshe, nuk do ishe Presidenti im!

0

Me një akt tërësisht në linjë të Kushtetutës së vendit, Presidenti Ilir Meta ka vendosur sot të mos dekretojë propozimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Akt i Metës që vlen të cilësohet si patriotik për disa arsye, por më kryesori ai i refuzimit të një individi që flet publikisht në mbështetje të ndryshimit të kufijve në Ballkan, ka marrë një mori akuzash nga “rilindasit”. I pari që e nisi valën e këtij llumi ishte vetë Kryeministri Rama, i cili me një gjuhë përtej çdo norme institucionale ofendoi Presidentin e vendit, atë që vetë PS e zgjodhi me votat e saj në krye të shtetit. Duke mos gjetur asnjë argument kundërshtues ndaj arsyetimeve të Metës, Rama gjeti strehë tek sharjet dhe akuzat.

Në fakt Rama nuk ka pse i kërkon falje Kosovës për mos dekretimin e Cakaj në detyrën e ministrit të Jashtëm. Së pari Kryeministri duhet ti kërkojë falje Kosovës për taksën  Rrugës së Kombit e cila paturpësisht vilet edhe kur ndërhyrjet në rrugë në sitiuata të vështira si ajo e këtyre ditëve me borë është inekzistente.

Po ashtu Rama duhet të kërkojë falje për deklaratën e “djaloshit të Batonit” në favor të korigjimit të kufijve. Deklarata të tilla që ngjasojnë sikur janë thënë nga goja e një zyrtari serb, jo vetëm që nuk i përshtatetn një individi që presupozohet të ishte ministri të Jashtëm shqiptar, por janë një turp për cdo zyrtar të vendit. Në fak në Shqipëri ka pasur ministra nga Kosova, kujtojmë të madhin Hasan Prishtina , por duhet të dijmë të bëjmë dallimin mes heronjve dhe patriotëve shqiptarë dhe atyre që i shërbejnë interesave antikombëtare të vendit.

Propozimi 28-vjeçar i sponosorizuar nga Baton Haxhiu i shkon përshtat axhendave sorosiane, që si qëllim parësor kanë krizat në  Ballkan ( kujtojmë këtu takimet e shpeshta të Soros jr me Presidentin Thaçi, Vuçiç dhe kryeministrin Rama).

Pra është vetë Rama që duhet ti kërkojë falje personaliteteve të diplomacisë shqiptare që në këto kohë me sfida historike, i paraqitet si kandidaturë një sponsorizim sorosian që e shtyn vendin në kalendat serbofile.

Në këtë kontekst, vendimi i Presidentit Meta është veprimi më i duhur si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana morale. Në rast se Presidenti do kishte dekretuar si ministër të Jashtëm Gent Cekaj, sot e në vazhdim do kishim në krye të diplomacisë një individ që që ka punuar për një kohë të gjatë pa certifikatë sigurie ( gjë që duhet ndjekur penalisht),  një individ që komenton në studio qëndrime pro ndryshimit të kufijve duke mbështetur planin serb për korigjimet e kufijve me Kosovën, shkurt një “kukull” të paraqitur në publik si “patriot nga Kosova”.

Nëse Presidenti sot do kishte vepruar ndryshe, ai do ta kishte humbur, të paktën moralisht, simbolikën e tij si President i Shqipërisë. Kjo pasi ai do kishte vendosur në krye të diplomacisë shqiptare një njeri me ide dhe qëndrime në kundërshtim të fortë me linjën kombëtare të Shqipërisë e mbarë Rajonit. Nëse sot Meta do kishte vepruar ndryshe, shkurt nuk do ishte më Presidenti im!

 

*Redaksionale standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.