Standard.al

Kristaq Kume: Presidenti s’mund të jetë noter. Certifikata e sigurisë për Cakaj për 24 orë, formale

0

Konstitucionalisti Kristaq Kume, njëkohësisht ish-kryetar i KQZ-së, në një prononcim për gazetën “Standard” lidhur me vendimin e Presidentit Meta për mosdekretimin e Gent Cakaj-t si Ministër i Jashtëm u shpreh se në radhë të parë Kushtetuta nuk e detyron Presidentin e Republikës që të sillet si noter. Ndërsa vendimin ky i fundit mund ta marrë sipas gjykimit të tij. Ndërsa sa i përket një ndër pikat e paplotësuara që është shënuar edhe në njoftimin zyrtar të Presidencës, mungesa e çertifikatës së sigurisë për Cakajn, si dhe për më tepër marrjen e saj brenda 24 orëve, Kume u shpreh se një gjë e tillë , mund të bëhet në varësi edhe të institucioneve të caktuara, por në rastin konkret, kishim të bënim me tre shtete të huaja, gjë që bën të pamundur arritjen e marrjes së saj në një afat kaq të shkurtër kohor. Cakaj, shtoi më tej ai, mund të jetë një figurë shumë e pastër, por mënyra se si ai ka vepruar, tregon që gjithçka është bërë për formalitet. Kujtojmë se Gent Cakaj prej muajsh mbante postin e zv/ministrit të Jashtëm, por nuk kishte ende një çertifikatë sigurie, duke rënë kështu ndesh plotësisht me Kushtetutën e republikës së shqipërisë.

Z.Kume, cili është mendimi juaj për refuzimin e kandidaturës së Gent Cakajt si Ministër i jashtëm nga Presidenti Meta, së paku kushtetueshmërisht?

 

Në radhë të parë duhet theksuar se Kushtetuta nuk e detyron Presidentin e Republikës që të sillet si noter. Unë kam mendimin se Presidenti ka të drejtë të ketë mendimin e tij në këtë rast. Dhe të marrë atë vendim që mori duke mos e dekretuar Cakajn. Po njësoj të dekretosh, të paktën kështu është deri më sot. Nuk ka interpretim të Gjykatës Kushtetuese që të lexohet ndryshe.

 

Po në lidhje me mungesën e Çertifikatës së Sigurisë, që Cakaj nuk e ka patur, së paku në kohën kur ka mbajtur postin e zv/ministrit të Brendshëm, duke e marrë këtë të fundit brenda 24 orëve vetëm në momentin kur ai u propozua në postin e Minstrit?

Nuk vlen të bëhet komenti se si e ka marrë këtë çertifikatë sigurie, përsa kohë që vetë ky veprim tregon se qartë që ky veprim është bërë në nxitim e sipër. E vlerësoj Komentin e bërë nga Presidenti i Republikës kur thotë që “Merr një shtetar, në një detyrë të caktuar, e cila kërkon me domosdoshmëri që të ketë çertifikatën e sigurisë, edhe Cakaj duhet ta kishte me kohë, pasi ka ushtruar detyrën.

 

Si shpjegohet institucionalisht?

Institucioni që e njeh ka të drejtën që ta kontrollojë figurëne  tij brenda 24 orëve ka apo nuk ka probleme. Nër rastin konkret, argunebti që presidenti qëndron, nuk bëhet brenda 24 orëve, përsa kohë që detyrohesh që institucioni që e njeh të marrë informacion në Kosovë, dhe po ashtu në dy vendet e tjera ku ai ka kryer studimet për një kohë të gjatë. Një afat prej 24 orësh nuk mjafton, çka dëshmon qartë që është bërë formalisht.

 

Aida Topalli/ standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.