Standard.al

Ylli Pango ja plas Blendi Fevziut: “Mësues i gjeografisë” me shkop, je deliranti e megallomani me i paparë

0

Nga Ylli Pango

 

Per emisionin OPINION:

Eshte bere misherim i dekulturimit kombetar, cektesise se trajtimit te problemeve, apo trajtimit ne menyre fluturake. I keqmenaxhuar qe nga numri i madh i te ftuarve qe mezi u vjen rradha te flasin nen shkopin e dirigjentit te rrafshte ne çdo aspekt (dydimensional) e deri te te ftuarit e perhershem te emisioneve politike qe dihet c do flasin, e per ke do cicerojne; qe nga pseudospecialistet e deri te hundefutja kudo e Blendit te gjithanshem. Edhe kur ka specialiste, lejohen te flasin shume pak apo nderpriten nga fjala a mendimi gjithezoterues i “mesuesit te gjeografise”me shkop, apo nga fakti se duhet te shfaqet tabela 16, kronika 35 apo mendimi numer 12 i Blendit te madh. Duket sikur mezi pret ta mbylle duke “ kaluar rradhen” edhe kete emision ndër te tjere, ushqim i perditshem pa shije tashme edhe per mediokrit, kollajllek i pulteve te lodhura te teleshikuesve dembelë.

Aty shqiptaret mesojne(çmesojne) per kulturen, artin, sportin, shkencen, historine e sidomos politiken a ngjarjet e dites, sigurisht me shume se nga te ftuarit, nga Blendi, specialisti me i mire i kultures, tifozi nuner nje i kombetares, demokrati i pare rinor shqiptar, nuhatesi me i holle i politikes, dijetari mbi dijetarë, natyrisht ne nje rrafsh tejet te rrafshte. Aty mendohet se kane filluar e do fillojne pa perjashtim gjithe revolucionet, levizjet sociale, permbysjet e medha. Kujtoni si i udhehoqi ne studio edhe studentet protestues me megafon para ca javesh.
P.S Ndonese jam ftuar por dhe sulmuar miqesisht ne Opinion nga ky i gjitheditur, ju lutem mos ma merrni per konflikt interesu. Nuk mund te mos e pershkruaja si psikolog objektivisht kete fenomen psikologjik shqiptar( e kam personazh dhe te libri “Psikoligji Shqiptare”).

Nuk eshte thjesht analize quasipsikologjike. Problemi nuk eshte tek nje emision apo dy. Ky dhe ca te tjere prej vitesh kane prishur e po prishin apo po formesojne keq, çdo dite ne menyre sistematike shijet estetike, profesiinale, kulturore te shqiptareve. Me falni se here here statusi zhduket e do zhduket se e plotesoj me tej. Shtoj dhe ca. Shiheni prape. Dhe deri neser do behet me i arrire. Nuk ka te shterrur frymezimi. Eshte deliranti e megallomani me i papare shqiptar

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.