Massimiliano Allegri është trajneri i përzgjedhur nga Reali i Madridit për sezonin e ardhshëm.
“Është Allegri, trajneri që Florentino Perez do për Realin e Madridit”, deklaroi gazetari spanjoll Edoardo Inda, duke lëshuar kështu lajmin bombastik të merkatos. “Verën e kaluar, trajneri foli personalisht me Perez dhe ky i fundit, që nga ai moment nuk e ka hequr emrin e tij nga mendja”.
Kjo është një deklaratë që duket se ka gjetur konfirmim te një tjetër media spanjolle, e përditshmja “OK Diario”. Sipas kësaj të fundit, Reali i Madridit ka hequr dorë përfundimisht nga Mauricio Pochettino, pasi konsiderohet i paaritshëm nga “Los Blancos”-it, duke përqëndruar të gjitha forcat tek Allegri, i cili ka ende dilema për vijimin e karrierës së tij, pas sukseseve të shumta me bardhezinjtë.
Kontrata e tij me “Zonjën e vjetër” skadon në vitin 2020 dhe synimi i tij është që të fitojë me çdo kusht Championsin këtë vit, sigurisht duke besuar edhe te prania e Cristiano Ronaldos.
Nëse e arrin këtë, atëherë me shumë mundësi ai do të dorëzohet përballë presionit të Florentino Perez, e do të ulet në pankinën e Realit të Madridit. Por, kjo lëvizje mund të realizohet edhe nëse Juventusi dështon në këtë tentativë, me Allegrin që sipas medias spanjolle do t’ia lërë vendin Zidane.
Top Channel