Protesta në Astir/ Deputetët e PD-së: Edi Rama s’ka fytyrë të vijë këtu, pasi i dolën hapur…

0
142

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të zonës së njohur si “Astiri”, të cilët kundërshtojnë tashmë të gjithë projektin e rikosntruksionit të një segmenti të Unazës së Re.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe dy deputetët e opozitës, Klevis Balliu i PD dhe Endrit Brahimllari i LSI-së.

Ata kanë përsëritur thirrjen drejtuar kryeministrit Rama, për të hequr dorë nga ky projekt.

“Edi Rama s’ka fytyrë të vijë këtu, pasi i dolën hapur vjedhjet. Paratë e Unazës së Re do t’i çonte në xhepin e tij. Sot ai duhet të ishte në burg, Edi Rama, Damian Gjiknuri. Edi Rama nuk e kupton çfarë do të thotë ta ndërtojmë Shqipërinë, shtëpinë tonë. Edi Rama sot i ka larguar të rinjtë nga vendi. Fundi i tij është i shpejtë”, u shpreh Brahimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here