Standard.al

Në Kolumbi një qytet quhet Albania. A ka lidhje me shqiptarët?

0

Një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar. Por këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë.

Qyteti me emrin Albania është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira, në Detin e Karaibeve, transmeton Shqip.

Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në Albania në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.

Komisari i vendosi provincës emrin Albania për shkak se gruaja e tij quhej Alba.

Megjithatë ekziston dhe një version tjetër, sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.

Popullsia e Albanian është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave. 29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë./ KultPlus.com

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.