Ja plani i ri i studentëve, nisin “marshimin gjithpërfshirës”

0
87

Studentët protestues kanë hartuar një plan të ri për t’i dhënë hov, revoltës së tyre dhe forcimit të radhëve. Ata do të nisin marshimin gjithpërfshirës anë e kënd Tiranës për t’u bashkuar me shokët e tyre nga fakultete të ndryshe dhe në fund, pasi të jenë bashkuar edhe me shokët nga Universiteti Bujqësor tek Zogu i Zi, do t’i drejtohen Kryeministrisë.

Në axhendën e tyre për sot thuhet se “beteja vazhdon. Marshim gjithpërfshirës.”

Sipas programit të ri,  do të mblidhen nëpër fakultete nga ora 8:30 deri në 9:30 dhe do të protestojnë në fakultetet e tyre për plot 1 orë. Në orën 10:30, studentët do të nisin marshimin gjithpërfshirës.

Universiteti Politiknik i Tiranës bashkë me Artet do të nisë marshimin për t’u takuar me Fakultetin e Drejtësisë.

Pas bashkimit do të marshojnë për tek Unaz për t’u takuar me Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Tek “Vasil Shanto” bashkohen dhe fakultetet e tjera, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Inxhinjerisë Matemakine dhe Inxhinjerisë Fizike.

Marshimi vazhdon drejt 21-shit dhe Zogut të Zi, ku rrugës do të bashkohen edhe Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Universiteti i Sporteve i Tiranës.

Në kryqëzimin e Zogut të Zi, do të bashkohen me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës bëhet bashkimi i madh me Fakultetin e Mjekësisë Tiranë dhe nis marshimi drejt Kryeministrisë.

“Ideja, sipas organizatorëve, është se problemi i studentëve lidhet me arsimin dhe prandaj do të protestohet në çdo fakultet. Gjithashtu, problemet e studentëve lidhen ngushtë me çdo qytetar të këtij vendi, ndaj, ja pse do të bëhet ky marshim gjithpërfshirës për sensibilizimin e çdokujt. E fundit, zgjidhja e problemeve tona vjen nga ata që janë në krye të drejtimit të këtij vendi, ja pse do të mblidhemi tek Kryeministria,” njoftojnë të rinjtë.

Protesta studentore nisi më 4 dhjetor 2018 tek Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë. shkëndija qe një tarifë e re e fshehtë, vendosur atyre nga qeveria, rreth 7 mijë të vjetra, për çdo provim të mbartur si dhe pagesa 1 muaj para kohe, e tarifës së studimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here