Braimllari: Edi Rama bashkëqeveris me oligarkinë në kurriz të qytetarëve

0
77

 Deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re ka akuzuar qeverinë se po bashkëqeveris me oligarkët në kurriz të qytetarëve.

Prononcimi i deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari

Sot është e qartë që Edi Rama kërkon të përfitojë në kurriz të banorëve të Unazës së Re, prej ditësh është denoncuar projekti korruptiv i Unazës së Re, të gjithë banorët e Unazës së Re, por edhe gjithë Shqipëria është semsibilizuar. Sot Edi Rama është një hajdut dhe drejton një qeveri hajdute, sot Edi Rama drejton një qeveri që rëndon drejtpërdrejtë mbi të drejtat e qytetarëve.

Edi Rama bashkëqeris me hajdutërinë. po të kishte bashkëqeverisje me qytetarët, do të vinte këtu të bisedonte me banorët e Unazës së Re, por nuk ka fytyrë të vijë tek banorët e Unazës së Re sepse i doli hapur vjedhja e tij, i dolën hapur 40 milionë euro në kompani Offshore, i dolën hapur që donte të përfitonte nga ky projekt, i dolën hapur që paratë e dëmshpërblimit të banorëve të Unazës së Re nuk do ti çonte për shkolla, çerdhe dhe kopshte, por do ti çonte në xhepin e tij, ndaj sot duhet të ishte në burg Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro sepse kanë rënduar drejtpërdrejtë mbi këto banorë.

Sot Unaza e Re është një skenë krimi dhe krimineli i kësaj skene është Edi Rama dhe qeveria e tij hajdute, të gjithë ne duhet të punojmë që të ndërtojmë në Shqipëri shtëpinë tonë dhe jo të na prishet shtëpia jonë nga Edi Rama, por Edi Rama nuk e kupton çfarë do të thotë ta ndërtojmë Shqipërinë shtëpinë tonë, sepse Edi Rama i ka larguar të rinjtë nga ky vend, Edi Rama sot e ka varfëruar më shumë se kurrë Shqipërinë, Edi Rama mbolli sot në këtë vend krim dhe urrejtje, ndaj të jeni të bindur se siç keni qëndruar 67 ditë të bashkuar, do t’iu bashkohen banorë dhe qytetarë të tjerë sepse fundi i Edi Ramës është i shpejtë, sepse fundin e tij do ta vendosin banorët e Shqipërisë, sepse fundin e tij do ta vendosë drejtësia.

Sot qytetarët e Tiranës, qytetarët e Shqipërisë janë në krah të banorëve të Unazës së Re sepse janë në krah të drejtësisë, sepse janë në krah të atyre që duan të mbrojnë pronën, shtëpinë e tyre, gjënë më të shtrenjtë.

Këto banorë këtu e kanë ndërtuar pronën me djersë dhe gjak dhe jo si Edi Rama duke vjedhur dhe me paratë e drogës, ndaj sot shqiptarët janë me të drejtën, janë me banorët e Unazës së Re.  Të jeni të bindur që jo shi, as breshër, as borë nuk ka për t’iu ndalur sepse ju jeni me të drejtën tuaj legjitime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here