Standard.al

Alba dhe Albi nuk fshihen më. Nisin pushimet së bashku….

0

Rikthimi i balerinës Klaudia Pepa në drejtimin e Këngës Magjike risolli edhe njëherë në vëmendje raportin e saj me ish-bashkëshortin, koreografin Albi Nako.

Ky i fundit prej kohësh përflitet se është në një lidhje me balerinën tjetër Alba Hoxha, ndonëse asnjëri nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Por vetë Klaudia na la të kuptonim se dyshja janë në një romance dhe ajo tashmë e di këtë gjë. Pasi në një intervistë së fundmi ajo u shpreh se e ka takuar Albin dhe jo vetëm koreografin por edhe Albën. Madje tregoi se i ka përqafuar dhe na la të kuptonim se nuk ka ndopak inat me dyshen.

“Para ca ditësh ishte me grupin e baletit, me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova.”, u shpreh balerina. Epo Klaudia nuk e tha kot këtë, sepse pyetja iu bë vetëm për Albin dhe jo Albën.

Por e dini se ku janë ndodhur së fundmi dyshja?

Edhe këtë here janë fotot e publikuara nga i njëjti vend, ato që na bëjnë të kuptojmë se janë bashkë. Dyshja si duket kanë vendosur të bëjnë pak pushime dimërore, por nuk po themi se mund të kenë qenë vetëm të dy, por postimet e tyre na tregojnë se kanë qenë bashkë. S’mund të jenë në Tiranë duke punuar se ende bora nuk ka ‘vizituar’ kryeqytetin. A kanë qenë vetëm apo me miq këtë nuk dime të themi, pasi kaq na lanë të kuptojmë!/intv.al/

Image

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.