Aktori i njohur flet pa dorashka: Kryeministri dhe ministrat hiena, kapin një copë e ja mbathin

0
114

I ftuar në “Tempora” të Sonila Meços, aktori Gentian Zenelaj tregoi ç`përmban inbox-i i tij. Ai tha se e akuzojnë si aktor të PD-së për shkak të kritikave që i bën qeverisë edhe në programin e tij. Sot Genti vendosi t`u përgjigjet publikisht.

“Presion ka, nuk dua ta mohoj. Studentët nuk e dinë çfarë ndodh në inbox-in dhe jetën time. Ka sharje, fyerje nga familja. Unë mendoj që një shtet nuk e kalb as ministri, as kryeministri. Ministri ose kryeministri është një hienë që kap një copë dhe ikën. Shtetin e kalbin një mori krimbash dhe vemjesh, të cilat janë ato që e gërryejnë ngadalë dhe ne nuk e vënë re. Njerëz të cilët e hanë nga brenda gjithë këtë trung të madh dhe ti kupton që bëhet si një trung i madh që e ka kapur mola që kur e shkund, del vetëm pluhur.

Një nivel të tillë sulmi mediatik, unë nuk kisha parë ndonjëherë. Unë kam bërë protestë edhe kundër PD-së. Është e pafalshme që në vitin 2019, fakti që unë kritikoj qeverinë, thonë se je aktor i PD-së. Kujt i plasi për PD-në? PD-ja është në opozitë dhe fajtorë jemi në që mendojm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here