Standard.al

Policia e shtetit fsheh ngjarjen. Grabitet një argjendari në Tiranë

0

Menjëherë pas ndërrimit të viteve në mbrëmjen e 1 janarit duke u gdhirë data 2, një argjendari në katin e parë të një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e një grabitjeje.

Burime të rezervuara nga uniformat blu thanë për “News 24” se 4 persona të maskuar kanë shkuar pranë kësaj qendre tregëtare, kanë lidhur punonjësit e shoqërisë private të sigurisë dhe kanë hapur derën e argjendarisë ku kanë marrë të gjitha bizhuteritë prej ari dhe gurë të çmuar që tregtoheshin në këtë biznes.

Punonjësit e policisë janë njoftuar më vonë nga rojet e biznesit dhe kanë bërë kqyrjen e vendngjarjes. Si shenjë e prezencës së policisë në vendngjarje kanë mbetur vetëm këto shenime në xham ku janë siguruar disa gjurmë gishtash.

Argjendari22

Për këtë ngjarje materialet janë çuar për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Për publikun policia nuk ka dhënë asnjë njoftim. Për datën 2 janar policia e shtetit nuk ka bërë publike informacionet mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit sic edhe e ka detyrim ligjor për ta kryer.

News 24 ka kontaktuar me njërin prej pronarëve të argjendarisë z. Abdulla Frakulli i cili tha se biznesi i tij është grabitur nga 4 persona dhe se ai po angazhohet edhe vete në zbulimin e identitetit të tyre.
Kjo është hera e dytë që ky biznes grabitet.

Në 24 dhjetor të vitit 20 13 nga banda e babagjyshëve e drejtuar nga Ilir Kupa u grabit argjendaria “Gelosia” në një qendër tregtare e cila ishte në pronësi të Ibrahim Çaushit i cili është ortak ne masën 50 % në argjendarinë ku ndodhi grabitja në ditën e parë të janarit.

BalkanWeb

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.