Ngjarja që i shton “benzinë zjarrit”. Ja çfarë deklaronte më parë zëvendësi i Ditmir Bushatit

0
84

Emërimi i Gent Cakajt si zëvendësues i Ditmir Bushatit në postin e ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama është shoqëruar me komente të shumta.

Një tjetër ngjarje që i shton “benzinë zjarrit” është intervista që Cakaj ka dhënë një muaj më parë në Klan Kosova përballë gazetarit Baton Haxhiu.

Cakaj aty flet hapur për ndryshime kufijsh në Ballkan. Ai flet jo vetëm për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por shkon edhe më tej për ndryshim kufijsh edhe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Madje e barazon këtë çështje me atë të mes Kosovës dhe Serbisë.

Cakaj thekson se korrigjimi i kufijve është një terminologji e cila është në përputhje me fokusin e Bashkimit Europian dhe që ka për qëllim definimin rigoroz të linjave të kufirit.

“Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian.

Edhe pse natyra e kontesteve është e ndryshme sepse janë tri lloje të kontesteve bilaterale në rajon, e para është kontestet e trashëguara që prej vitit 1940 kur Greqia miraton ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ai formalisht është ende në fuqi. Janë konteste të trashëguara prej Luftës së Dytë Botërore, janë konteste e zëmë mes Kroacisë dhe Sllovenisë që sot janë anëtare të BE-së, të cilat trashëguar prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë përkatësisht kontestet e tyre territoriale dhe janë konteste të tjera dhe me funksionalitetin e shtet ndërtimit, siç është rasti i fundit i funksionalitetit në Bosnje dhe shtet ndërtimit në Kosovë.

Duke e pasur parasysh fokusin e Bashkimit Europian në mbylljen e kontesteve bilaterale, korrigjimi i kufirit është konceptuar si një terminologji e cila mund të interpretohet kompatibile me trendin e difinimit rigoroz të linjave të kufirit”, thoshte ai.

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here