E tmerrshme/ Policia e Shtetit nuk lufton krimin, por arreston… studentët

0
111

Dje, në mes të ditës, në orën 10.30 në qendër të Tiranës, madje në rrugën “Mine Peza” 30 metra larg Komisariatit Nr.3 të Policisë, masakrohet një biznesmen nga kriminelë, që ishin maskuar me maskë. Policia e Shtetit, edhe pse u njoftua, shkon me vonesë në vendngjarje, ndërkohë, që nuk jep fare informacion. Çuditërisht, dje Policia e Shtetit arreston 2 studentë protestues, me akuzën e kategorisë, së kyçjes pa …leje të dyerve të fakultetit. Këtu Policia e Shtetit tregohet shumë e zonja për të zbatuar germën e ligjit, edhe pse studentët kanë deklaruar protestën dhe nuk kryen asnjë veprim të dhunshëm. Policia e Shtetit, që kur është emëruar ish-gjeneral LLeshi si ministër i Brendshëm, nuk ka mundur të arrestojë asnjë bandë kriminale, ka dështuar që të sigurojë qetësinë dhe rendin publik, saqë kriminelët terrorizojnë dhe masakrojnë qytetarët edhe në mes të ditës në qendër të Tiranës, ndërkohë, që arreston përditë banorë dhe studentë protestues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here