DEBATI/ Plas mes kryeredaktorit të “RD” dhe ish-it Çupi : Frrok, ajo letra higjenike…

0
306

Nga Bledi Kasmi

Frrok edhe Flori je ti, mos e vrit mendjen!

Një sqarim të shkurtër për Frrokun, Kryeredaktorin e parë të RD që vërtet mund të jemi edhe miq duke mos qenë dakort, dhe madje edhe duke shkëmbyer replika në funksion të asaj që është e vërteta rreth historisë të së parës gazetë të fjalës së lirë në gjysëm shekulli diktaturë, gazetës RD.

Në fjalën time para gazetarëve dhe miqve të ftuar thashë’ se pas 28 vitesh kisha zbuluar edhe një themelues tjetër që kishte kontribuar në daljen e numrit të parë dhe në vijim të gazetës RD dhe ky ishte Florian Mima. Kontributi i Mimës ngjalli habi kur u dëgjua sepse bëhej publik për herë të parë në 28 vite dhe emri i tij kurrë nuk kishte dalë më parë.

Nëse do të futesha në paranojën e Frrokut do të thoja se emrin e Florit e kishte zhdukur nga historiku i RD pikërisht Kryeredaktori i parë i gazetës RD, por as më ka shkuar ndërmend kjo fabul që Frroku e tjerr duke të kujtuar skenarë alla sigurimsash se mua më kishte thënë Kryetari Basha që ta shpall Florin themelues në mënyrë që të nxjerrë të gjithë drejtuesit e PD si pjesë të numrit të parë të “RD” në një kohë që as vetë Basha nuk e dinte këtë.

Më parë ne kemi nxjerrë në dritë edhe emra të tjerë dhe kemi rrëfyer histori nga më të panjohurat në lidhje me daljen e numrit të parë të RD duke publikuar emrat e të gjithë atyre heronjve të heshtur të shtypshkronjës të cilët rrëfenin se çfarë kishte ndodhur orë pas ore nga kërcënimet dhe deri tek bllokimi për të mos dalë gazeta RD.

Na fal Frrok se edhe atëhere sikurse edhe dje nuk të mora leje ty për të bërë publike ato rrëfime të sinqerta të atyre punonjësve që ti nuk di pse nuk i ke bërë publike në këto vite, megjithëse mund ta bëje tek ajo fletushka që shpërndaje nëpër Tiranë më lirë edhe se letra higjenike dhe në një rast unikal për historinë e medias, edhe falas edhe falimentoi.

Unë e kuptoj se në frymën e partisë së parë nuk ekziston askush në histori përveç të parit ndaj e mirëkuptoj Frrokun. Frroku ishte tek RD edhe Kryeredaktori, edhe gazetari, edhe faqësosi, edhe korrektori, edhe vetë shtypshkronja madje edhe vetë shpërndasi i RD-së së atyre ditëve. E thënë ndryshe, Frroku ishte edhe Preçi, edhe Besniku, edhe Mitro, edhe Mentori edhe Diti edhe… Të mirëkuptoj Frrok. Ti je historia dhe ajo fillon dhe mbaron tek ti.
Frrok ti je edhe vetë Flori, mos e vrit mendjen.

Se harrova të them Frrok, Flori më tha se paska qenë aty edhe kur të shkarkoi Berisha nga RD dhe paska vazhduar edhe për disa muaj të tjerë pas teje të kontribuojë për gazetën si korrektor. S’di çtë them Frrok, se edhe Mitro e paska qesëndisur në librin e kujtimeve të tij të daljes së numrit të parë të RD emrit e Flor Mimës si korrektor.

Ti ketë thënë edhe Mitros, Basha ta bëjë librin kështu?

 

 

Shkrimi i meparshem i Frrok Çupit:  

http://www.standard.al/2019/01/08/baba-ceni-zbulohet-nje-themelues-i-rd-se/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here