Ceremonia e veçantë/ 103-vjet nga tragjedia e Shëngjinit ose ndryshe “Titaniku malazez”

0
113

Më 6 janar, në kuadër të realizimit të programit të saj për vitin 2019, shoqata e Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë (ZCGA) përkujtoi tragjedinë e Shëngjinit, që njihet ndryshe si “Titaniku malazez”. Në të cilin u vranë apo u mbytën rreth 400 civilë, kryesisht nga Mali i Zi, të cilët si emigrantë malazezë në kontinentin amerikan u nisën për në atdhe dhe gjatë këtij udhëtimi me anije fatkeqësisht mbetën të vrarë më 6 janar të vitin 1916. Anija Brindizi pas nisjes nga brigjet italiane, në afërsi të portit të Shëngjinit ndeshi në një minë nënujore, gjë që shkaktoi fundosjen e anijes dhe të pasagjerëve.

Në përkujtim të viktimave të tragjedisë, pjesëmarrësit në këtë aktivitet përkujtimor shkuan me anije deri në vendin e ngjarjes tragjike (afërsisht 3 milje nga porti i Shëngjinit) dhe hodhën kurora me lule në det.

Në fjalën përshëndetëse për miqtë dhe dashamirësit nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë, z. Marinko Culafic pasi bëri një përshkrim të historikut të kësaj ngjarjeje, theksoi se nga ky vit e në vazhdim, anëtarët e komunitetit malazez në Shqipëri, nëpërmjet manifestimeve përkujtimore, do të hedhin lule në vendin e tragjedisë, për të përkujtuar me nderim të gjithë civilët malazezë që humbën jetën në katastrofën më të madhe të emigrantëve nga Mali i Zi. Gjithashtu, kryetari i ZCGA-së theksoi dhe një herë faktin që sipas programit të kësaj shoqate do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera kulturore në të ardhmen, për një njohje më të mirë të vlerave të historisë dhe kulturës malazeze në publikun shqiptar, por dhe anasjelltas të historisë dhe kulturës shqiptare në publikun malazez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here