Avokati Goxhaj: Kush është shqiptari që do të shpëtojë Shqipërinë?

0
123

Avokati i njohur Altin Goxhaj, në rrjetin social facebook, bën një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët. Vetëm bashkë mund ta nxjerrim në dritë këtë vend. Jo vetëm një njeri, por të gjithë siç jemi, Shqipërisë i duhemi të gjithë dhe na duhet të gjithëve, shprehet Goxhaj.

KUSH ËSHTË SHQIPTARI QË DO SHPËTOJË SHQIPËRINË?

Ti ore, dhe jo vetëm ti por..
.. edhe ai komshiu yt inxhinier e që ti s’e duron dot..
.. edhe ai ish shoku yt i shkollës e që sot është ambjentalist që nuk flisni me gojë prej shumë vitesh se ti s’ja harro ofendimin që të bëri..
.. edhe ai ish-kolegu yt ekonomist që shkonit gjthm keq..
.. edhe ai tipi gjoja artist që sapo del në TV ti shpërthen “prapë doli ky llapaqeni?”..
.. edhe ai tipi që shkru në portale e që rri me atë plehrën që u zutë para një viti..
.. edhe ai avokati i ish ortakut tënd që bëri që ti ta humbje gjyqin për dyqanin..
.. edhe ai pedagogu që të bëri bllok në facebook javës që kaloi..
.. edhe ai që..

Po pra, ti, ata, ne të gjithë bashkë do t’a bëjmë mjafton t’i lemë mënjanë inatet e kota apo të plota që kemi me njëri tjetrin sepse na bashkon si halli i përbashkët edhe ndërgjegjësimi që Shqipëria është një vend i Bekuar që mban 10 milionë shqiptarë me jetu si zviceranë! Por një grusht maskarenjsh po na detyrojnë t’a braktisim Atdheun tonë që po e grabisin dhe shkretojnë deri në metrin e fundit katrorë! Dhe ende pa ikur ne të gjithë, ata Maskarenjtë Lart po planifikojnë t’a mbushin Shqipërinë me hysmeqarë refugjatë sirianë, afganë apo indianë!

P.s. Kur anija po mbytet nuk e ke më luksin të bësh gam gam se s’të pëlqen ai surrati i atij që po mban bashkë me ty litarin e varkës së shpëtimit!!! Të shpëtojmë veten dhe Shqipërinë dhe pastaj i kthehemi prapë inateve dhe urrejtjeve me njëri tjetrin.. në paçim më kohë.

Statusi i Ditës i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here