Shpërthen protesta/ Revolta ndaj nipit të deputetes së PS Vasilika Hysi, grevë urie…

0
93

Burime për Fax News nga disa familjarë të të burgosurve në burgun e Fushë-krujës bëjnë me dije se janë me dhjetra të dënuar që kanë refuzuar të marin ushqimin që i ofrohet nga institucioni.

Kjo në shenje proteste për kushtet e keqija, diferencimet që bëhen nga drejtori Agron Hysi, nipi i deputetes se PS Vasilika Hysi, dhe mungesat e ilaçeve në këtë burg.

Nuk dihet ekzakt se sa është numri i të burgosurve të cilët janë angazhuar në këtë proteste pasi sipas tyre drejtori po përdor influencën dhe miqësinë që ka me kriminelet vip për të parandaluar këto protesta dhe përshkallëzimin e saj në revoltë.

Është e disata herë që të burgosur nga ky burg dhe familjarë teë tyre i drejtohen redaksisë tonë për të pasqyruar këtë protestë e cila mohohet nga ana e drejtuesve të burgut.

(E.K/FAXWEB.AL)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here