Shpenzime stratosferike. Klubi që ka “hapur thesin” në tre vite merkato?

0
133

Në tre vitet e fundit shpenzimet në merkato nga klubet elitare në Evropë kanë qenë të një niveli stratosferik, kur përmendin shpenzime menjëherë na shkon mendja tek Manchester City dhe PSG, por Juventus është klubi që ka “hapur thesin” për të afruar lojtarë në këto tre vite.

Presidenti Andrea Agnelli ka shpenzuar plot 608 milionë euro për të krijuar këtë skuadër konkurruese që arriti të shkojë dy herë në finalen e Champions League dhe këtë sezon është pretendente për ta fituar me Cristiano Ronaldon në përbërje.

Manchester City renditet në vend të dytë me 6 milionë më pak, Barcelona e treta me 7 milionë më pak. Vetëm vendi i pestë për PSG me 549 milionë euro të shpenzuar edhe pse bleu yje si Neymar dhe Mbappe, në total 402 milionë euro.

Sa i përket lojtarëve më të shtrenjtë të Juventus, Ronaldo kryeson me 117 milionë euro, i ndjekur nga Higuain, për të cilin u shpenzuan 90 milionë, shkruan telesport.

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here