Në listën e 23 personave të akuzuar nga Prokuroria. Sot kryebashkiaku bleu gazetën MAPO

0
66

Sot, Henri Çili, pronar i UET dhe i botimeve “Mapo”, njoftoi përmes një editoriali, se biznesi mediatik i është shitur një pronari të ri, që sipas burimeve të Newsbomb.al është Beqir Nuredini, kryebashkiak i Rrogozhinës.

Nuredini është një emër i njohur për publikun. Ai ishte njëri prej kryebashkiakëve që fituan në zgjedhjet vendore të qershorit 2015, si përfaqësues i PDIU-së, nën siglën e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, drejtuar nga PS-ja.

Në shkurt 2018, ai ishte mes 23 personave të akuzuar nga Prokuroria e Kavajës për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë. Sipas organit të Akuzës, këto pasuri ishin regjistruar e më pas ishin tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Gjykata e Kavajës dha më 23 shkurt 2018 masat e sigurisë për 10 prej të akuzuarve për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë, përfshi edhe detyrim paraqitje për kreun e Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini. Sipas prokurorisë u kryen hetime edhe për ndërtimet e 27 lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 persona ishin banorë të zonës, ndërsa të tjerët ishin nga rrethet e tjera. Ndërtimet e këtyre lokaleve ishin bërë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një planvendosje, sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.

Nuredinit iu bllokua edhe pasaporta dhe iu vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Por, duke folur për mediat, pas vendimit të gjykatës, Nuredini shprehej se i sigurtë për pafajësinë e tij.

Në sondazhin e Newsbomb.al, në tetor 2018, lexuesit, duke iu përgjigjur pyetjeve për performancën e 61 kryetarëve të bashkive dhe me pastërtinë e figurës deklaruan se ai kishte punuar mirë dhe se nuk është i korruptuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here