5 persona mbetën të plagosur. Telefonoi vëllain dhe të atin për t’u hakmarrë ndaj

0
110

Një sherr brenda një diskoteke në Firenze ku protagonist ishte një shqiptar ka përfunduar me pesë të plagosur.

Shkaku i sherrit ishte ngacmimi i një peruaneje 18-vjeçare nga ana e një shqiptari.

Ngacmimi solli reagimin e vajzës dhe të të dashurit të saj, një rumun 19-vjeçar.

Debati i ndezur degjeneroi në përleshje fizike, nga e cila më tepër e pësoi çifti. Shqiptarit iu bashkuan një numër patriotësh që u hodhën menjëherë në ndihmë të tij. Sherri u ndërpre përkohësisht nga ndërhyrja e njërit prej rojeve të sigurisë të diskos, por u rindez pak minuta më pas.

Pas daljes nga diskoja, rumuni telefonoi vëllain dhe të atin për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por këta të fundit, më të shumtë në numër, i sulmuan dhe i rrahën.

Shumica e pjesëmarrësve në sherr ishte larguar nga vendngjarja kur aty mbërritën forcat e policisë të kuesturës së Firenzes, megjithatë policët kapën tre prej tyre, dy shqiptarë, 19 e 20 vjeç, dhe peruania.

Midis pesë të lënduarve të transportuar në spital ishte edhe vajza peruane, ndërkohë që autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë brenda e jashtë diskos.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here