Standard.al

“Serbia thur planin për të shkaktuar trazira në Kosovë”

0

Sipas burimeve të RTK, organet shtetërore të Serbisë kanë përgatitur shkaktimin e incidenteve në Kosovë.

Nëpërmjet organeve të saj, Beogradi ka përgatitur incidente në mesin e komunitetit serb, me qëllim fajësimin e shqiptarëve dhe destabilizim të rajonit. Sipas burimeve të RTK, e gjithë kjo vjen pas alarmit në Serbi për shkak të votimit në Kuvend për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Shërbimet sekrete serbe, sipas RTK, kanë shtuar përpjekjet për shkaktimin e incidenteve në Kosovë, pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë e vërteton edhe fakti i komunikimit të një zyrtari serb të strukturave të sigurisë me familjen e tij, ku iu ka thënë që të mos dalin në vende ku ka shumë njerëz sepse së shpejti mund të ndodh një rast i ngjashëm si ai i ‘Panda’ para disa vjetëve, ku u vranë disa të rinj serbë.

Sipas burimeve të televizionit publik, ky plan i Serbisë për destabilizimin e rajonit është dekonspiruar nga organet e sigurisë në Kosovë.

Kujtojme se Serbia ka reaguar e acaruar pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Deklaratat shkuan aq larg se kryeministrja serbe, Ana Brnabic, madje tha se Serbia mund ta bëjë gati ushtrinë për ndërhyrje në Kosovë nëse Kosova formon ushtrinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.