Kush është Forca e Re Politike Patriotike Shqiptare! Formacioni antiestablishment…

0
116

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë Rama si dhe sistemit aktual politik në vend, që sipas tij është një sistem sorosian.

Duke u ndalur tek fryma e protestave gjatë vitit 2018, ai u shpreh se ky vit në të cilin kemi hyrë do të sjellë jo vetëm protesta, por edhe ndryshime rënjësore, ndërsa e quajti kryeministrin Rama si një dordolec.

“2019, nuk do të jetë vetëm një vit protestash, por shumë më shumë se kaq.

Dialogu është një përrallë e shpikur nga Edi Rama. Unë e urrej fjalën marrëveshje, pasi në të gjitha këto vite nënkuptojnë marrëveshjet në kurriz të popullit”, tha Goxhaj, ndërsa shtoi se “gogoli i frikshëm tashmë është thjeshtë një dordolec”.

Goxhaj tha se në protesta nuk ka shkuar si protestues në protesta por ka dokumentuar.

Sipas tij, “Rama ka rënë, kjo qeveri ka rënë. Kjo është vetëm mbajtje me thonj. Kjo qeveri ka rënë, nuk mund të mahet me zor pushteti, por kur ka rënë kjo qeveri ka marrë me vete edhe opozitën. Jam i sigurt se formacione të reja politike do të vijnë në jetë”.

Më tej ai paralajmëroi krijimin e një formacioni të ri politik, që sipas tij do të nxjerrë vendin nga kjo situatë. Gaxhaj tha se po krijohet formacioni antiestablishment, “Koaliocioni Shqiptar për Shqipërinë”, që tashmë ka edhe faqen zyrtare, “pershqiperine.al”

Ai tha: “Do të jetë një model një mujor virtual për të krijuar modelin. Ideja është që të krijohet një formacion pa kryetar, por një koalicion qytetar siç ka ndodhur në vende të ndryshme”.

Ky formacion do të komunikojë vetëm me aktorë ndërkombëtar, dhe është një forcë që e ka të qartë qëndrimin ndaj Soros.

Më tej ai tha se “Dje ka ardhur një lajm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, Zoti e do Shqipërinë. Eliot Angle, që është një figurë e rëndësishme që e do Shqipërinë. Ai është zgjedhur si shef i Politikës së Jashtme për Amerikën. Në Serbi është komentuar shumë, ndërsa tek ne fare pak.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here