Denoncon infermieri: Nuk kemi doreza, zbulon urdhërin e Ministres për të ndalur protestën..

0
109

Infermierët në spitale nuk kanë doreza, madje janë edhe bartës të hepatitit B. Ky është denoncimi që bën infermieri Elson Jaçaj, i cili tregon ndër të tjera moslejimin e protestës së infermierëve më 20 dhjetor, pas presioneve të ushtruara nga Drejtorët e spitaleve dhe Ministria e Shëndetësisë.

Largimi i infermierëve jashtë vendit është lidhur shpesh me kushtet e vështira në të cilët është thënë se ata punojnë.

Por çfarë ndodh realisht në spitale? Infermieri Elson Jaçaj tregon se mungojnë gjërat bazike, si dorezat e duarve, por më e vështirë bëhet situata kur për shkak të kushteve të spitalit infermierët kanë marrë edhe virusin, atë të hepatit B.

Elson Jaçaj: Akoma shumica e pavionëve janë në gjendjen e kohës së Enverit, me të njëjtat aparatura dhe të njëjtat kushte. Ka lagështirë, është ftohtë, nuk ka sistem ngrohje. Ka infeksione nga më të ndryshmet, ku shpesh herë dhe infermierët janë bërë pre e këtyre infeksioneve jo vetëm spitalore, por së fundi është zbuluar se ata janë infektuar dhe më sëmundje ngjitëse siç është Hepatiti.

Më 20 dhjetor infermierët kishin vendosur të ngriheshin në protestë, pikërisht për këto kushte, por protesta e tyre u anulua. Kjo për shkak të presioneve të ushtruara nga Drejtorët e spitaleve dhe Ministria e Shëndetësisë.

Elson Jaçaj: Është e turpshme që në dy ditët para protestës Ministrja u jep urdhra të gjithë Drejtorëve të spitalit që të mos lejojnë asnjë infermier që të marrë pjesë në protestë, në të kundërt rrezikojnë vetë ata vendin e punës.

Madje, vetë infermieri Jaçaj, ka marrë kërcënime për shkak të organizimit të kësaj proteste.

Ora News publikoi më herët audiopërgjimin ku Elson Jaçaj kërcënohej nga shefi i Imazherisë Maks Basha. Por, ky nuk ka qenë kërcënimi i vetëm.

Elson Jaçaj: Ai kishte marrë përsipër që të ndalonte protestën tonë. Më pas më ka telefonuar. Nuk është e gjithë biseda, sepse ka pasur kërcënime të tjera në fundin e bisedës. Nuk ka qenë as i vetmi që ka bërë kërcënime ndaj meje, ka edhe shefa të tjerë apo drejtues të tjerë të QSUT-së që kanë përdorur forma të ndryshme.

Aktualisht infermieri Elson Jaçaj ka marrë urdhër për pezullim nga puna për ngritjen e zërit për problematikat në spitale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here