Studentët përplasen me forcat e policisë. Çfarë po ndodh tek Fakulteti Ekonomisë??

0
111

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës janë përplasur sonte me forcat e policisë në dyert e universitetit të tyre. Mësohet se disa studentë kanë tentuar të futen në godinën e Fakultetit për të zhvilluar një mbledhje, ku do të diskutohej për planet e protestës që është paralajmëruar të rinisë me datë 7 Janar.

Mirëpo, studentët nuk janë lejuar fillimisht nga rojet e fakultetit dhe më pas edhe nga forcat e policisë ç’ka ka çuar dhe në një përplasje verbale mes tyre. Të rinjtë janë shprehur se nëse nuk lejohen, ata do të qëndrojnë aty tërë natën dhe se do të kërkojnë dorëheqjen e dekanit, Dhori Kule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here