Standard.al

Rekord i ri botëror ‘Guinness’/ Vallëzim nën ujë, pa marrë frymë, për plot 3 minuta e 28 sekonda

0

Në pishinën me të thellë në botë, në Montegrotto, provincë e Padovas në Itali, dy artistë performuan nën ujë pa marrë frymë për 3 minuta e 28 sekonda, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.

Multi kampionia e apneas , aktorja e psikologia Marina Kazankova dhe Dmitry Malasenko kanë vendosur një rekord të ri “Guinness”, duke vallëzuar nën ujë pa marrë frymë për plot 3 minuta dhe 28 sekonda. Rekordi i ri botëror është vendosur në pishinën më të thellë në botë, e njohur si “Y-40” në Montegrotto në provincën e Padovës në Itali.

Performanca e çiftit ishte më shumë një spektakël teatror sesa thjesht zhytje nën ujë. Dy artistet performuan nën ujë mbi një litar dhe jo vetëm, në thellësi 4 m, të shoqëruar nga muzika e grupit muzikor “Omura band”.

Qëllimi i dy rekordmenëve ishte të motivonin njerëzit për të besuar në realizimin e ëndrrave të tyre dhe përjetimet e reja përmes apnea-s , mungesës së frymëmarrjes për më shumë se 15 sekonda.

Rekordmenët e rinj të “Guinness” kishin planifikuar të qëndronin nën ujë për 3 min e 15 sekonda por të shtyrë nga entuziazmi i spektatorëve, ata qëndruan edhe 13 sekonda më shumë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.