Standard.al

Prioritet kryesor për Qeverinë. Zaev: Paga mesatare këtë vit 500 euro

0

Kryeministri, Zoran Zaev paralajmëroi se këtë vit do të rritet rroga minimale në vend. Nuk dha hollësi se kur mund të bëhet kjo. Ai tha se rritja e rrogës minimale do të mundësojë të arrihet rroga e premtuar mesatare prej 500 eurove.

Sipas tij, viti ka përfunduar me rrogë mesatare neto prej 400 eurove, kështu që nuk sheh ndonjë arsye pse këtë vit ajo të mos tejkalojë edhe 100 euro më shumë.

“Dua të paralajmëroj vendim plotësues për rrogën minimale. Ajo do të rritet sepse me  rritjen e rrogës minimale dhe hapjes së kësaj spiraleje pamë se ka efekt të mirë. Ky efekt dha rezultate, diku deri në shtator por edhe pas shtatori rrogat vazhduan të rriten- deklaroi Zoran Zaev.

Prioritet kryesor për Qeverinë është rritja e pagave dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, shtoi ministri i Financave Dragan Tevdovski. Përllogaritjet e tij janë se vitin e kaluar paga mesatare është rritur për 5,7 për qind, që është trefish më shumë krahasuar me vitet paraprake.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.