Nuk ndalen as në festa/ Për 61 ditë radhazi, banorët e “Astirit”: Na prisni në 7 Janar, i gjithë populli…

0
87

Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre për 61 ditë radhazi duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, projekt i cili prek dhe prish shtëpitë e tyre. Ata janë shprehur se do vijojnë të jenë në rrugë për të mbrojtur  banesat e tyre me çdo çmim.

“Burg për hajdutët” dhe “qeveri e krimit” ishin disa nga thirrjet e banorëve.  Ata u shprehën mirënjohjen edhe për mediat, të cilat kanë ndjekur e pasqyruar nga dita e parë kauzën e tyre.

“Pas 7 janarit do të ngrihet i gjithë populli. Ministrat e tij do të jenë në burg. Kanë shkelur ligjin dhe kanë vjedhur. Unaza e Re është diçka tjetër, sepse këta njerëz janë të devotshmit e republikës. Ata janë ngritur për të mbrojtur pronat dhe nderin e tyre”, tha një nga banorët.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se qytetarët e unazës kanë mbështetjen e opozitës së bashkuar.

Në fjalën e tij, deputeti Balliu ritheksoi se të gjithë përgjegjësit e aferës korruptive tek projekti i Unazës së Re duhet të jenë në burg.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here