Më thoni një punë të Kryeprokurores dhe ja falim të gjitha gjynahet si partizane e Ramës

0
77

Erdhi si e perkohshme por nuk ka ndermend te levize nga kryesimi organit te akuzes. Arta Marku mesohet se do konkuroje pas pak kohesh per postin qe aktualisht mban dhe me shume gjasa do jete fituese e  “konkursit” te reformes rilindase.

Marku erdhi ne krye te Prokurorise nje vit me pare permes nje votimi te paligjshem ne Parlament. Permes treshes se reformes se drejtesi Rama-Soros-Lu, Marku u perzgjodh si personi me i duhur per ti sherbyer Partisë e interesave te saj.

Erdhi me shume buje dhe u tha se permes saj Prokuroria do njohe nje tjeter drejtim nga ai i Llalles. As nuk thote kush se Llalla ishte perfekt ne detyren e tij, madje ai kishte shume te meta. Por Marku e sponsorizuar me pompozitet nga ish-ambadasadori Lu erdhi si njeriu qe do sillte revolucion te organi akuzes.

Por sot pas nje viti kush na thote se cila është puna e Markut?!!!!

Arta Marku nuk ka asnje bilanc, asnje ndryshim per mire ne luften kunder krimit e korrupsionit, aq me teper te luftes ndaj te korruptuarve ne rradhet e zyrtareve te larte. Marku ka qendruar duarkryq madje edhe para shkeljeve flagrante te ligjit. Kujtojme ketu vjedhjen e dokumentuar te projekti Unazes se Re dhe Prokuroria ende nuk ka nxjerre gje nga qulli.

Por ndersa ne nuk nxjerrim dot asnje bilanc nga puna e saj, Marku nga ana e saj e ka bilancin perfekt. Po po, perfekt! Sherbimin ndaj partise ne pushtet e ka patur te larte e per kete meriton shperblim ( riemerimi si Kryeprokurore).

Per te mos qene te njeanshem cdokush nga ndjejesit e faqes apo edhe perfaqesues te Akuzes jane te lutur te na bejne me dije nje pune te hajrit te kryeprokurores ( jo ato per krime ordinere).  Nese do kishte edhe nje pune te vetme ne luften kunder korrupsionit te zyrtareve te larte atehere do terhiqeshim nga etiketimi si “partizane e Ramës”.

© standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here