Standard.al

E frikshme, “vdiq për 20 minuta”. Vajza tregon momentin, “Fillova të ec përgjatë një rruge, ishte e çuditshme”

0

Një skiatore britanike ka arritur të mbijetojë pasi u varros e gjallë poshtë një orteku dhe u deklarua klinikisht e vdekur. 29-vjeçarja, Rhianna Shaw mbeti e mbuluar nga bora për rreth 15 minuta pas aksidentit në malet austriake.

Rihanna Shaw, 29 vjeçe thotë se pa një “pyll paqësor” pasi ajo mori vendimin për të ndaluar frymëmarrjen në shkurt të vitit 2012. Ajo kishte shkuar për ski në Austri kur u përplas me një skiator tjetër.

Por, kur u rrëzua mendoi se ishte një “dush dëbore” që rezultoi të ishte makthi më i keq i saj. Rihanna tha për Sun Online: “Përplasja jonë ishte kaq e fuqishme, krijoi një përplasje masive në mal dhe u përballa me një ortek që më shtyu 200 metra poshtë.

Por papritmas ndalova lëvizjen dhe gjithçka që ndieja ishte dëbora e madhe që më ndalonte të lëvizja, të shihja dhe të mendoja. Brenda pak sekondash nuk mund të merrja më frymë dhe po fokusohesha që të arrija të kisha frymëmarrje. Unë u përpoqa të bërtisja, por u bë e qartë se askush nuk mund të më dëgjonte, prandaj vendosa të ndaloj frymëmarrjen dhe gjithçka u bë aq paqësore”.

Ajo mendonte se kishte vdekur, por në fakt truri i saj funksiononte ende. “Fillova të ec përgjatë një rruge në një pyll të qetë. Çdo gjë ishte e ndritshme. Ishte e çuditshme pasi ishte aq qetësuese dhe dukej sikur kishte një lloj dëbore në tokë, por jo si ajo që njohim”, përfundoi Rihanna.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.