Standard.al

9 vite pasi u braktis në Oqeanin Indian, varka gjendet në mes të detit…

0

Pothuasje 9 vite pasi u braktis në Oqeanin Indian, një varkë që i përkiste një adoleshenteje është gjetur.

Amerikanja Abby Sunderland, ishte vetëm 16 vjeç kur tentoi të bëhej personi më i ri që lundron rreth botës në vitin 2010.

Por ndërsa tentoi të arrinte rekordin, një stuhi e madhe dëmtoi varkën e saj.

Vajza u shpëtua më shumë se 3.220 km nga brigjet e Afrikës dhe Australisë. Jahti u zbulua të hënën, i kthyer përmbys në oqean.

Ai u raportua tek autoritet nga një aeroplan rreth 10 km në jug të ishullit të Kangurit, një destinacion popullor turistik në Australinë e Jugut, tha policia.

“Varka më solli shumë kujtime, të mira dhe jo të mira, por ishte shumë bukur ta shihje pas kaq shumë kohësh,”-tha  Sunderland në një deklaratë të raportuar nga mediat australiane.

Sunderland ishte nisur me varkë nga Kalifornia në janar të vitit 2010, por pesë muaj më vonë, varka e saj dëmtua nga valët e larta 9 metra në Oqeanin Indian.

Ajo humbi kontaktin me familjen e saj për rreth 20 orë. Një aeroplan nga Perth vuri re varkën me adoleshenten dhe ngriti alarmin për ta shpëtuar.

Vajza u mor nga një anije franceze dhe u dërgua në ishullin Reunion, një territor francez jashtë shtetit pranë Madagaskarit.

Sunderland ishte duke u përpjekur të thyente rekordin e vendosur nga vëllai i saj Zac, që lundroi vetëm nëpër botë në vitin 2009 në moshën 17 vjeçare.

Rekordi u vendos nga 16-vjeçarja australiane Jessica Watson në të njëjtin vit.

Sunderland ka shkruar një libër për përvojën e saj. Tani ajo është e martuar, ka tre fëmijë dhe jeton nw Alabama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.