Të metat e shëndetësisë. Ja mashtrimet e Ramës për bonuset e bebeve…

0
101

Deputeti i PD Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me bonusin e bebeve e cila ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të këtij viti.

Sipas tij ky bonus nuk është zgjidhje, pasi shqiptarët duan mundësi për fëmijët e tyre.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehaj vë në dukje se çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë.

Në shkrimin e tij, Shehaj nënvizon edhe të metat e shëndetësisë dhe arsimit shqiptar.

Postimi i plotë:
Një urim të veçantë këtë fillim viti për të gjitha familjet që presin fëmijë dhe atyre që duan të lindin fëmijë. Qoftë ky vit plot shëndet dhe mbarësi për ta.

E ardhmja e pasigurtë është arsyeja kryesore që shumë shqiptarë kanë zgjedhur të mos kenë ose të kenë vetëm një fëmijë. Ndërsa e ardhmja e pasigurt e fëmijëve është arsyeja kryesore e migrimit të shumë shqiptarëve.

Çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë, e pret një arsim mediokër dhe një shëndetësi që lëngon, ndërkohë që kur të rritet ka të garantuar vetëm mungesën e mundësive dhe papunësinë.

Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Ndaj këtë vit duhet të punojmë të gjithë bashkë për të ndryshuar gjendjen për fëmijët tanë. 2019 duhet të jetë hapi i parë për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt për fëmijët tanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here