Probleme me stomakun e fryrë në këto ditë festash! Ja çfarë duhet të bësh…

0
107

Është e pashmangshme që çdo fundvit ta përmbash veten nga tundimi i tryezës së mbushur plot. Por, me siguri të ka ndodhur që ke pasur probleme me stomakun e fryrë apo me tretjen.

Meqenëse pjesa më e madhe gjatë periudhës së pushimeve e kanë të vështirë ta kontrollojnë veten nga ushqimet e mira, dietologët gjejnë zgjidhje edhe për këtë rast. Çfarë duhet të hash kur e ndien veten shumë të fryrë dhe kur ndien se ke probleme me stomakun?

Sipas “Eat This, Not That”, gjëja e parë që duhet të bësh është të pish sa më shumë ujë. Kjo mund të të ndihmojë për fryrjen e barkut, por ndërkohë ka edhe shumë përfitime të tjera.

Lauren Minchen, dietologe dhe nutricioniste në Neë York, shpjegon: “Të qëndrosh gjithmonë e hidratuar të ndihmon jo vetëm për tretjen, por edhe për të ulur gazrat. Po ashtu, uji ndihmon metabolizmin për të qenë më i shëndetshëm dhe trupin e mban në gjendje të ngopur.”

Para se të flesh, pi një gotë me ujë, por edhe gjatë ditës, sa më shumë ujë. Uji të ndihmon edhe për të eliminuar toksinat e trupit.

Çaji jeshil është gjithashtu një zgjidhje mjaft e mirë pas një vakti të rëndë. Çaji jeshil të rrit energjinë, por është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e qelizave toksike që shkaktohen nga ushqimet e rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here