Nuk ndalemi joo! Në datë 7 janar fillojmë, më fort, më të bashkuar

0
129

Protesta e studentëve do të rinisë masivisht më datën 7 Janar. Kështu ka deklaruar student Igli Tola i ftuar në Fax Neës, ku analizoi Paktin për Universitetin që ka propozuar kryeministri Edi Rama.

Sipas studentit Tola shumë nga pikat e kërkuara nga studentët janë lënë evazive dhe nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.

Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje shteruese dhe propozimi për paktin e universitetit nuk ezauron të gjitha kërkesat tona. Jemi të detyruar që në datë 7 të rinisim protestat.

Është lënë evazive pjesmarrja e studentëve nga 10% në 20% në senatin akademik në universitete. Po ashtu dhe për pëfshirjen e një studenti nën organin drejtues të shtetit ,siç është Bordi i Administrimit.

Ne duhet të kemi një ligj të ri i cili do të hartohet me të gjitha faktorët e impaktit. Duhet hartuar një ligj i ri, i plotë, që ti shërbejë Shqipërisë për brezat e ardhshëm. Ligji për Arsimin e Lartë duhet të shihet në mënyrë thelbësore.”- u shpreh Igli Tola.

Për sa i përket shpresës tek ministrja e re e Arsimit, Tola u shpreh se ajo është shprehur tejet pozitive për ligjin e Arsimit të Lartë, por që gjithsesi shpreson për më të mirën.

1 / 1
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here