Filmi “Suspiria”. Horrori, nga data 1 janar në kinematë…

0
100

Realizimi i filmit “Suspiria” ka përfunduar. E shumëpritura histori horrori e skenaristit Dario D’Argento, e drejtuar nga regjizori kandidat për çmim Oscar, Luca Guadagnino, do të mbërrijë në sallat e kinemasë europiane duke filluar që nga data 1 Janar.

Një version shqetësues dhe vizionar me protagonistë: Tilda Swindon, Dakota Johnson, Chloe Grace Moretz dhe Mia Goth. Në këtë subjekt tronditës të zhanrit horror psikologjik, kërcimtarja ambicioze amerikane Susie Bannion mbërrin në Berlinin e viteve ‘70, me shpresën për të hyrë në të famshmen kompani kërcimi me emrin “Helena Marcos”.

Që në provën e parë, Susie me talentin e saj e mahnit koreografen e famshme Madame Blanc, duke fituar kështu rolin e balerinës së parë. Nga ana tjetër, personazhi Olga pëson një luhatje të fortë emocionale, dhe i akuzon dirigjentet e kompanisë si shtriga. Përpara së të arrijë të largohet ama, rrëmbehet dhe torturohet nga një forcë misterioze, e lidhur në njëfarë mënyrë me kërcimin e Susie-t.

Përgjatë provave për performancën finale, Susie dhe Madame Blanc afrohen gjithnjë e më shumë me njëra tjetrën, duke u shfaqur gjithashtu se si interesi i Susie-t për kompaninë shkon përtej kërcimit. Ndërkohë, një psikanalist i moshuar, Doktor Klemperer, kërkon të zbulojë sekretet më të errëta të kompanisë, me ndihmën e Sarës, një tjetër balerine, bashkë me të cilën do të zbulojnë të nëndheshmet e shkollës së kërcimit, ku do tregohet se sa më thellë u shkojnë dy personazhet kërkimeve, aq më shumë mizori ndeshin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here