Më të mirët e 2018-tës, Isamil Kadare dhe Diana Çuli …

0
198

Vepra e fundit e shkrimtarit Ismail Kadare, “Kur sunduesit grinden” e cila erdhi për lexuesin në Panairin e Librit është renditur ndër librat më të mirë të vitit 2018. Instituti Europian Pashko ka bërë publik dje listën e 10 librave më të mirë të vitit sipas një anketë ku morën pjesë rreth 100 personalitete nga fusha e kulturës dhe e medias.

Alda Bardhyli drejtore e botimeve UET PRESS e quajti këtë anketë të rëndësishme përmes së cilës shohim një tablo të zhvillimeve letrare gjatë një viti, por dhe rikthen vëmendjen ndaj autorëve dhe letërsisë shqipe. “Qëllimi i kësaj ankete është të mbështesë botimet e reja shqipe në të gjitha gjinitë, pasi anketa nuk u fokusua vetëm tek letërsia por dhe publicistika apo historia. Janë 130 botime të nominuara si librat më të mirë të vitit, të cilat tregojnë që  ka një  lëvizje në  rritje të  mendimit dhe krijimtarisë  së  autorë ve shqiptarë . Librat e përzgjedhur treguan dhe një  vë më ndje në  rritje të  kritikë s apo botë s së  medias ndaj leximit ndaj botimeve të  reja”, tha Bardhyli.

Në  vendin e dytë  renditet shkrimtarja Diana Culi me romanin e saj të  ri “Vrasje në  kryeministri”. Çuli rikthehet pas botimit të  romanit “Hoteli i drunjtë ” në  vitin 2011 në  zhanrin e letërsisë  thriller, shumë  pak e njohur në  vend. Në  vendin e tretë  renditet shkrimtari Enkel Demi i njohur me pseudonimin Tom Kuka me romanin “Gurë t e vetmisë ”. Në  vendin e katër renditet Kim Mehmeti me romanin “Pusi” ndërsa në  vendin e pestë  libri më  i ri i Mitrush Kutelit “Hekuri dhe çeliku”. “Vila me tri porta” e Vera Bekteshit renditet në  vendin e gjashtë . Shkrimtari Gazmend Kapllani renditet i shtati më  “I keqi i vetes”. Në  vendin e tetë  është  Mimoza Ahmeti me romanin “Tutori”. Flutura Acka vjen në  vendin e nëntë  me përmbledhjen poetike “Roja i dritës”. Ndërsa në  vendin e dhjetë   është  fituesi i çmimit Kadare, Virgjil Muci me romanin “Piramida e shpirtrave”. Për Bardhylin kjo anketë  synon të  kthehet në  një  traditë  çdo fund viti, për ti dhënë  më  shumë  zë  letërsisë  në  vend. “Ajo çfarë  është  e rëndësishme është  fakti që  kjo anketë , por dhe shumë  debate letrare të  iniciuara gjatë  kë tij viti e kanë  bërë  letërsinë  të  jetë  një  faktor në  vend”, tha ajo.1. Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

  1. Vrasje në kryeministri, Diana Çuli
  2. Gurët e vetmisë, Tom Kuka
  3. Pusi, Kim Mehmeti
  4.  Hekuri dhe çeliku, Mitrush Kuteli
  5.  Vila me tri porta, Vera Bekteshi
  6.  I keqi i vetes, Gazmend Kapllani
  7. Tutori, Mimoza Ahmeti
  8.  Roja i dritës (poezi), Flutura Açka
  9. Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here