2018-a ka qenë një vit i vështirë për shumë investitorë anembanë botës, pasi tregjet e aksioneve janë tronditur nga ngjarje si Brexit apo tensionet tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mes pasigurisë, pasuria e shumë miliarderëve është zvogëluar. Ai që ka humbur më shumë në të gjithë botën, është CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, për shkak të skandaleve të brendshme dhe lajmeve negative. Ai është i vetmi amerikan mes 10 miliarderëve të mëdhenj, pasuria e të cilëve është zvogëluar, gjysma e të cilëve janë nga Azia. Megjithatë, përkundër këtij trendi, ka pasur edhe shumë miliarderë, pasuria e të cilëve është rritur. Bill Gates dhe Steve Ballmer kanë fituar më shumë se 6,3 miliardë dollarë, falë performancës së mirë të aksioneve në bursë të Microsoft. Disa miliarderë rusë janë bërë edhe më të pasur, ndërkohë që fitimet e kompanive të tyre të naftës dhe gazit rriteshin. Por ai që ka fituar më shumë gjatë 2018-s, me marzhin më të lartë të fitimit, është CEO i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit është rritur me 28 miliardë dollarë, në 127,2 miliardë dollarë, mes 29 dhjetorit 2017 dhe 17 dhjetorit 2018 (periudha e marrë në analizë nga Forbes për të matur pasurinë e miliarderëve në këtë artikull). Gjithsej, dhjetë miliarderët, pasuria e të cilëve është rritur më shumë, i kanë shtuar në total 64 miliardë dollarë pasurisë së tyre në 12 muajt e fundit. Rritja është shumë më e ulët krahasuar me 2017, kur vlera totale e pasurisë së dhjetë miliarderëve të parë u rrit me 204 miliardë dollarë.
10 miliarderët që janë pasuruar më shumë gjatë 2018-s
Jeff Bezos
+$27,9 miliardë
Pasuria $127,2 miliardë
Tadashi Yanai
+$7 miliardë
Pasuria $27,1 miliardë
Vagit Alekperov
+$4,6 miliardë
Pasuria $19,5 miliardë
Rupert Murdoch
+$4.6 miliardë
Pasuria $19,3 billion
Leonid Mikhelson
+$4 miliardë
Pasuria $21,4 miliardë
Gennady Timochenko
+$3,8 miliardë
Pasuria $18,9 miliardë
Steve Ballmer
+$3,4 miliardë
Pasuria $40,7 miliardë
Mukesh Ambani
+$3 miliardë
Pasuria $44,4 miliardë
Bill Gates
+$2,9 miliardë
Pasuria $93,9 miliardë
Elon Musk
+$2,8 miliardë
Pasuria $22,5 miliardë
10 miliarderët që janë varfëruar më shumë gjatë 2018-s
Mark Zuckerberg
-$18,7 miliardë
Pasuria $52,5 miliardë
Amancio Ortega
-$16,2 miliardë
Pasuria $59,6 miliardë
Georg Schaeffler
-$14 miliardë
Pasuria $12,4 miliardë
Ma Huateng
-$10,1 miliardë
Pasuria $35,1 miliardë
Carlos Slim Helú
-$9,3 miliardë
Pasuria $56,8 miliardë
Jorge Paulo Lemann
-$9,2 miliardë
Pasuria $20 miliardë
Charoen Sirivadhanabhakdi
-$7,24 miliardë
Pasuria $12,8 miliardë
Pollyanna Chu
-$7,2 miliardë
Pasuria $2 miliardë
Wang Wei
-$6,7 miliardë
Pasuria $13 miliardë
Zhou Qunfei
-$6,3 miliardë
Pasuria $3,5 miliardë