Milanello ka zbuluar planet e kuqezinjve. Milani varet nga kualifikimi në Champions…

0
115

Firma me Gonzalo Higuain dhe Tiemoue Bakayoko kalon përmes kualifikimit në UEFA Champions League. Kushti është pohuar nga vetë drejtori i Milanit, Paolo Maldini, që në një prononcim për mediat në Milanello ka zbuluar planet e kuqezinjve.

“Ne jemi absolutisht të bindur se mund të marrim vendin e katërt. Ne nuk jemi të kënaqur me situatën e këtyre muajve, natyrisht, kemi pasur shumë lëndime dhe për këtë kemi pasur vështirësi të mëdha në lidhje me formën. Pavarësisht kësaj, ne prisnim më shumë, dhe trajneri Gennaro Gattuso e di shumë këtë. Ne duhet ta ndryshojmë qëndrim gjatë lojës, nuk mund të shtrihemi dhe nuk mund të kërkojmë vendin e gjashtë. 

Bakayoko dhe Higuain? Ne kemi qenë të qartë me lojtarët: Liga e Kampionëve është e detyrueshme”.

Të dy lojtarët janë në huazim te kuqezinjtë, me mundësinë për t’i blerë nga Juventusi dhe Chelsea respektivisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here