Rama kthehet në kloun: Për Vit të Ri, u uroj çifteve të reja që të…

0
120

Kreu i qeverisë, Edi Rama duke folur për ambulancat e reja si dhe për rritje e pagës për infermierët, foli dhe për bonusin e bebeve. Në këtë pikë, Rama nuk mund të rrinte pa bërë një deklaratë provokuese.

“Nga ana tjetër sigurisht që krahas bursës për ekselentët do japim dhe bursën për ata që vijnë në jetë, bonusin e bebes. Kuptohet që ata që vijnë të parët do e kenë më të ulët, ata që vijnë të dytët do e kenë më shumë, ata që vijnë të tretët akoma më shumë, 400 të parët, 800 të dytët, 1200 të tretët dhe kur vijnë bashkë i marrin po bashkë njësoj. Binjakët marrin 800 të dy, të tretët marrin 1200 të tre. Kështu që duke iu uruar Gëzuar Vitin e Ri dhe duke iu uruar çifteve të reja që të shtyjnë fortë përpara, ju uroj të gjithëve shumë sukses në Urgjencën Kombëtare”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha sot se në sistemin shëndetësor këtë vij janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë dhe të tjerë janë në radhë për të punësuar. Ai tha se mjekët e rinj që do të kontribuojnë jashtë qendrave të tyre të banimin paguhen njësoj sikur sapo të kishin shkuar në Gjermani.

“Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them se gjatë këtij viti, gjatë këtij vitit të braktisjes së Shqipërisë nga mjekët e infermierët sipas mediave, mediat është llafi që bie se në fakt ju e dini se çfarë janë. Këtë vit janë punësuar në sistem 153 mjekë dhe 820 infermierë dhe të tjerë janë në radhë për t’u punësuar. Ajo që është e rëndësishme është që ne kemi garantuar rrugën e meritokracisë për mbi 4 mijë infermierë që duan të hyjnë në sistem, janë në Shqipëri, nuk janë në Gjermani.

Janë në portalin infermierë për Shqipërinë por ndryshe nga çka ndodhur për 25 e kusur vjet nuk hyjnë më në punë as përmes partisë, as përmes krushqisë, as përmes parasë por vetëm nëpërmjet pikëve të fituara në testimin kombëtar të infermierëve. Pas janarit do kemi 300 mjekë të rinj specialistë, të cilët po ashtu në bazë të meritës dhe rezultateve do mund të zgjedhin se ku dhe nëse duan të kontribuojnë.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë jashtë zonave të tyre të banimit do t’i paguajmë aq sa do merrnin sikur ta fillonin punën si mjekë në Gjermani, që ditën e parë që do të arrinin. Aq marrin të gjithë mjekët që shkojnë jashtë Tiranës, apo qendrës së tyre të banimit që punojnë në shërbimin tonë kombëtar shëndetësor në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Marrin rrogën si çdo mjek dhe marrin pastaj mbi rrogën 2 mijë deri në 2500 dollarë në muaj. Po të llogarisësh taksat që paguajnë këtu që janë 5 fish më të ulëta, se sa do paguanin në Gjermani ta bëjnë vetë llogarinë se si është më mirë por një gjë është e sigurt se as kemi e as do kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh në sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se atyre që duan të bëjnë eksperienca jashtë vendit nuk mundemi veç t’i urojmë me gjithë zemër sukses sepse janë vlerë e shtuar intelektuale, vlerë e shtuar profesionale, eksperiencë e fituar që herët ose vonë i rikthehet atdheut.

“Në mbyllje patjetër që pagat e mjekëve dhe infermierëve janë ende larg së qeni ato që ne do donim por janë larg së qeni ato që ishin. Ashtu sikundër taksat që paguajnë mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit në shtet apo në privat në Republikën e Shqipërisë që marrin deri në 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra janë shumë më të ulëta se ç’ishin në të shkuarën”, tha kryeministri.

Ai deklaroi se vitin e ardhshëm do të rriten përsëri pagat e mjekëve dhe infermierëve. “Ashtu sikundër vitin e ardhshëm ne do të paguajmë jo pak por 1200 USD në vit për studentë ekselentë mjekësie d.m.th 100 mijë lekë në muaj bursë dhe do të paguajmë të gjithë tarifën ne si qeveri të çdo studenti në mjekësi që ka notën nga 9 deri në 10 dhe tek mjekësia do na kushtojnë shtrenjtë këta të mirët sepse janë pothuajse të gjithë shumë të mirë, megjithatë ashtu të jenë dhe ne do t’i shpërblejmë atë që ata bëjnë dhe do t’i mirëpresim në sistem pasi tua kemi paguar vetë tarifat, pasi tua kemi dhënë dhe bursën mujore dhe pasi t’i kemi bërë gati të zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre por është e sigurt se edhe kjo është një vlerë e shtuar për sistemin shëndetësor kombëtar që ne duam”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here