Meta: Në “Parisin e vogël”, Presidenti vlerëson legjendat e sportit…

0
101

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vlerësuar sot legjendat e sportit Korçar dhe Kombëtar. Meta shpreh falenderim dhe kënaqësi për pjesmarrjen e sportistëve. Një shembull frymëzues shkruan Meta në statusin e tij.

Statusi i plotë:

Në “Parisin e vogël”, Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat: futbollistin e shkëlqyer e të papërsëritshëm Teodor Vaso; golashënuesin e shquar Dhimitraq Xhambazi; portierin e “ajrit” Koço Dinella; trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare, Piro Kasati; kampionen e dimensioneve europiane dhe “mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro; simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci.
Shembulli i tyre është frymëzues për fëmijët e të rinjtë për të arritur rezultate të larta dhe për të qenë të suksesshëm, jo vetëm në sport, por edhe në jetë.??

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here