Standard.al

Zhvlerësimi i Euros/ Gjoshaj: Injektimi në ekonomi i “parave të pista”

0

Klajda Gjosha, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim ka reaguar për zhvlerësimin e euros. Një fenomen shqetësues thekson Klajda Gjoshaj por që nuk po shohim asnjë reagim nga qeveria.

Statusi i plotë:

Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin spjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale!

Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!

E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.