UEFA ka përditësuar renditjen e të gjithë ekipeve europiane. Ekipet shqiptare kanë mbetur…

0
106

UEFA ka përditësuar ditën e sotme edhe renditjen e të gjithë ekipeve europiane, në listën e përgjithshme sipas koeficientit të klubeve, në muajin dhjetor. Ekipet shqiptare, duke mos pasur asnjë angazhim në Europë, kanë mbetur pa lëvizur, ndërsa vetëm Skënderbeu ka pësuar zbritje.

Korçarët kanë zbritur në vendin e 157-të, ndërsa ekipi i radhës shqiptar është Kukësi, në vendin e 213-të. Partizani i 322-ti, ndërsa ndjekin Laçi, Flamurtari, Tirana, Teuta dhe Flamurtari, që gjenden shumë pranë në renditje me njëra-tjetrën.

Capture

Nga ekipet e Superligës së Kosovës, Drita mban vendin e 372-të, ndërsa më pas Prishtina në të 402-tin, dhe Treppca 89 në vendin e 447-të.

Capture1

Ekipi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës në Maqedoni, kryeson listën e maqedonaseve, në vendin e 177-të, ndërsa Shkupi renditet i 361-ti.

Capture2

Ndërkohë, renditja kryesohet nga Reali i Madridit, ndërsa ndjekin Bajerni i Mynihut dhe Barcelona në podium. E katërta vjen Atletiko e Madridit, ndërsa Juventusi në vendin e pestë. Më poshtë, edhe renditja e ekipeve më të mira europiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here