“Përmbysje të mëdha në vend”. Shehu: Largimi i Ramës nga qeveria…

0
109

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se premtimet e kryeministrit Edi Rama për kërkesat e studentëve do të shkrihen në muajin janar.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ai u shpreh se nuk mund të përmirësohet kjo çështje pa rritjen e buxhetit dhe pa ndryshimin e ligjit, që sipas tij janë problemet thelbësore.

Gjithashtu Shehu theksoi faktin se viti 2019 do të jetë viti i përmbysjeve të mëdha në vend, ndërsa shtoi se situata zgjidhet me largimin e Ramës nga qeveria.

“Unë i ndoqa dhe i dëgjova atyre që  u thanë. Ata ishin periudhe alla-Rilindja. Ishin tërësisht surrealiste, ishte krejt 3 D dhe në realitet nuk eksitojnë. Aty u tha se nuk do preken dy elementë, në ligj dhe në buxhet. U tha  se nuk do të preken, por si do të bëhen këto. Arsimin e premtoi në 5 % dhe e la në 2 %.

Gjen momentin e shkon tek studentët kur nuk janë studentët aty. Shkopin magjik Rama pse nuk e përdori më parë, por pikërisht tani. Edhe pedagogët e kanë shpallur person non grata. Premtimet e Ramës janë premtime të gënjeshtërta dhe falas.

Nuk mund të rregullohet me buxhet 2.2 për qind, e dyta nuk mund të ndryshimet pa ndryshuar. Do të zhduken në janar në mënyrë të plotë. Janari do të jetë periudhë e protestave për të kërkuar zgjidhjen e situatës, por nuk zgjidhet kështu. Lufta për të plotësuar kushtet duhet filluar nga të gjitha anët.

Studentët kanë organizmin e tyre dhe i vlerësojë për betejën e tyre. Mbështetja e opozitës, e PD është totale për ata studentë. Mbështetjen e kanë totale dhe të gjithanshme, sepse  kauza e tyre është fisnike. Opozita po bën dhe po bën në shumë plane. PD mbështet pa rezerva protestën e studentëve. Ne morë pjesë në Parlament, pavarësisht se kërkesat tona nuk u morën parasysh, sepse ajo është arrogante.

Nëse do të këtë zgjedhja të lira e të drejta, opozita do t’i fitojë zgjedhjet lokale. Pjesa e parë e 2019 do të jetë periudha e përmbysjeve të mëdha për të rrëzuar këtë qeveri, e cila po e çon vendit në katastrofën në ekonomi, në aspektin social. Nuk shoh shteg tjetër për post dorëheqjes së kryeministrit. Dhe kjo lidhet nga shumë elementë, Rama ka humbur  hapësirën perëndimore, me gjithë këto që kanë ndodhur, me krimin, drogën, me gabimet e mëdha që ka krijuar në fushën ndërkombëtare.

Kjo është një fatkeqësi për vendin, prandaj duhet ndërruar kryeministri që është i papajtueshëm për Evropën se ku duhet të shkojmë”, tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here