Standard.al

Një tjetër hap fals, dhe Gatuzo gjendet akoma më pranë shkarkimit…

0

Milani vazhdon të zhgënjejë në Itali. Në ndeshjen e javës së 18-të, ekipi i Gatuzos nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, në transfertën ndaj Frozinones, vendit të parafundit në renditje.

Frozinone mund edhe të merrte 3 pikët, por VAR-i i anulloi një gol në minutën e 37-të të takimit. Kuqezinjtë ishin dominues me lojë, por në raste lanë për të dëshiruar, teksa Kutrone dhe Higuain nuk e vunë në ndonjë moment në rrezik serioz portierin kundërshtar.

Me këtë barazim, Milanin mbetet në vendin e pestë në renditje, me 28 pikë, por pret edhe ndeshjet e tjera në Seria A. Një tjetër hap fals, dhe Gatuzo gjendet akoma më pranë shkarkimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.