7 “hile” produktiviteti që do t’ju vijnë në ndihmë

0
148

Të gjithëve ne, në një moment të caktuar, na ka ndodhur që edhe pse rrimë të ulur përpara ekranit të kompjuterit, të mos jemi fare të përqendruar.

Ne kontrollojmë të gjitha rrjetet sociale, u përgjigjemi mesazheve të ndryshme, lundrojmë në faqe të ndryshme në internet edhe pse lista me të gjitha punët që duhet të përfundojnë nuk është aspak e shkurtër.

Ja se cilat janë 7 “hile” produktiviteti që do t’ju vijnë në ndihmë:

  1. Ushtrime gjimnastikore çdo mëngjes

Shpeshherë lodhja në punë është aq e madha saqë kur kthemi në shtëpi duam vetëm të pushojmë, madje deri në orët e vona të mëngjesit. Por kjo është një mënyrë e gabuar, e cila ndikon edhe në uljen e rendimentit edhe në punë. Orët e para të mëngjesit janë ideale për t’u marrë me ushtrime të ndryshme gjimnastikore, edhe në rast se ne kemi një ditë shumë të lodhshme përpara. Ushtrimet në mëngjes nuk ndikojnë pozitivisht vetëm në shëndetin tuaj, por mbi të gjitha në atë emocional, duke ju bërë me optimistë për ditën.

  1. Përfundoni punën të cilën e keni më shumë inat

Gjithmonë do të kemi punë të cilat nuk i bëjmë me dëshirë, por që tek e fundit duhen bërë patjetër. Këshillohet që këto punë ju t’i përfundoni sa më parë të mundeni dhe më pas të vazhdoni realizimin e të tjerave.

  1. Trajtojini punonjësit në mënyrë të barabartë

Kur punonjësit e kuptojnë se ata trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë, kjo ndikon edhe në krijimin e një mjedisi pune optimist dhe madje ndikon edhe në rritjen e produktivitetit.

  1. “Hiqni dorë” nga rrjetet sociale

Askush nuk mund ta imagjinojë ditën pa kontrolluar fillimisht rrjetet sociale. Por kjo nuk ndodh vetëm një herë në ditë, por fatkeqësisht pjesa më e madhe prej nesh harxhojnë një pjesë të madhe të ditës vetëm duke kontrolluar rrjetet sociale. Ky është edhe një prej faktorëve pengues në punën tuaj, prandaj duhet t’i shmangni sa më shumë të mundeni sidomos në ambientet tuaja të punës.

  1. Mos i lini për më vonë detyra që mund të përfundohen menjëherë

Nëse ju vjen një e-mail apo ju ngarkohet një detyrë të cilën mund ta realizoni sa më parë, atëherë bëjeni dhe mos e lini për një moment të dytë. Kjo do t’ju ndihmojë që të mos t’ju krijohet një mal më punë dhe të mos dini nga t’ia filloni më parë.

  1. Punoni nga shtëpia

Të punuarit nga shtëpia është një prej metodave më të mira dhe më efikase për të pasur rendiment. Në ditët e sotme kur teknologjia po ecën me hapa galopantë, kjo gjë është më se e mundur.

  1. Përdorni teknologjinë dhe thjeshtëzoni detyrat në maksimum

Përdorni programet e ndryshme për të qenë sa më të organizuar dhe për t’i përfunduar detyrat tuaja sa më shpejtë por në të njëjtën kohë duke qenë edhe sa më të saktë. Dhe mundohuni që t’i thjeshtësoni gjërat sa më shumë të mundeni, duke mos i vështirësuar ato më kot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here