Standard.al

Presidenti Meta takon aktorin e poemës dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në facebook një foto me aktorin Xhevat Limani dhe po ashtu autorin e poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan Kreu i Shtetit.

Postimi i Presidentit Meta:

Poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është një nga projektet më të rëndësishme artistike të aktorit, regjisorit dhe autorit të saj, Xhevat Limani, e shfaqur mjeshtërisht në shumë vende të botës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë.🇦🇱

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.