Skandali i dividenteve/ Vjedhje skandaloze, ndarje parash mes Ramës dhe të pasurve…

0
129

Të enjten në mbrëmje në parlamentin shqiptar është vulosur një nga grabitjet më të mëdha të shqiptarëve. Shumica socialiste ka votuar unanimisht për të zbritur tatimin e dividentit që ndajnë aksionerët e një kompanie nga 15/% në 8% për më të kamurit e këtij vendi. Dhe këtë nuk e ka bërë për vitet që vijnë çka edhe nëse do të qe imorale nuk do të përbënte ligjërisht një krim.

Por e ka bërë edhe edhe për vitet e mëparshme duke kryer krimin e shfuqizimit me efekt prapaveprues të një takes dhe duke vendosur në pabarazi skandaloze mes atyre që kanë ndarë dividend në vitet 2015, 2016, 2017 dhe atyre që nuk e kanë ndarë atë (Lind pyetja, a mos duhet ti kthejnë kusurin e parave për ata që kanë paguar tatim mbi dividentit 15% në këtë periudhë.

Po kjo vjedhje skandaloze të cilën kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili (shiko videon poshte), e konsideroi si një “ndarje parash mes Ramës dhe oligarkëve para festive”, nuk mbaron këtu.

Si një krim i dhunshëm, ai puk pyet për dëmet kolaterale, shkeljet e ligjit dhe procedurat që përdhos.

Sepse socialistët, pra të majtët që erdhën në pushtet me premtimin për të zvogëluar pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve të këtij vendi, e kishin votuar që në 3 dhjetor përgjysmimin e tatimit mbi dividentin.

Por, këtë të enjte presidenti Meta e ktheu ligjin mbrapsht duke nënvizuar shkeljet e tij kushtetuese. Dhe çfarë bënë deputetët e Rilindjes që janë shndërruar në shërbëtorë të oligarkëve. Nëpërkëmbën çdo procedurë. Sepse një ligj i kthyer nga presidenti me rregullore i dërgohet komisionit përkatës, në këtë rast atij të ekonomisë, i kryesuar nga “jakobini i pakorruptueshëm” Erion Braçe. Dhe po me rregullore ky komision është i detyruar të hartojë një raport 48 orë përpara se ligji të rishqyrtohet në seancë. Ai është i detyruar të thërresë për dëgjim edhe përfaqësuesit e presidencës që e kanë kundërshtuar ligjin.

 

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1126350530860795/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here