Standard.al

Legjendë e Bajernit dhe Gjermanisë zgjedh Nojer apo Alison?

0

Oliver Kahn është një legjendë e Bajernit dhe Gjermanisë. Ish-portieri i famshëm ka folur për “DAZN”, duke treguar preferencën mes Manuel Nojer dhe Alison. Zgjedhja e tij është befasuese, pasi ai preferon brazilianin e Liverpulit për momentin.

Nojer është një nga më të mirët në rolin e tij, por dëmtimi i pësuar në sezonin e kaluar e ka lënë pak mbrapa. Kahn i jep këshillat e duhura për patriotin e tij, beson te Bajerni i Mynihut dhe thur elozhe për Liverpulin, kundërshtarin e bavarezëve në Champions.

Për momentin zgjedh Alison. Ai tregoi në Rusi se është një portier i nivelit botëror. Nojer nuk ia doli të luante ashtu siç bënte përpara dëmtimit. Mendoj se dy gjëra e kanë frenuar ritmin e tij: eliminimi i parakohshëm nga Botërori dhe dëmtimi. Nuk është e lehtë për një portier të thotë ‘nëse i ndodh diçka tjetër këmbës së dëmtuar, mund të marrë fund karriera’. Këto janë aspekte psikologjikë, që luajnë rolin e tyre. Nojer duhet të rifitojë besimin e plotë te fiziku i tij dhe do të rikthehet përsëri në formë. Ai mbetet portieri perfekt për Bajernin dhe ekipi bavarez ka kualitetin për të fituar Champions Ligën.”

Liverpuli? Ata kanë shumë lojtarë të fortë, të shpejtë dhe perfektë për presingun e lartë që kërkon Klopi. Nuk është rastësi fakti që po kryesojnë Premier Ligën. Liverpuli është kundërshtari më i vështirë që mund t’i binte Bajernit.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.